
Shkodra u trondit sërish nga një vrasje mafioze. Sokol Çelaj, rreth 60 vjec po udhetonte me mjetin e tij ne drejtim te baneses rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Se bashku me viktimen ne makine ishte edhe bashkeshortja e tij e cila fatmiresisht i ka shpetuar plumbave.
Ne deshmine e saj ne polici bashkeshortja ka deklaruar se nje person i ka dal para me kallashnikov dhe ka qelluar ne drejtim te tyre. Bashkeshortja nuk ka arritur te identifikoje se kush ka qene autori per shkak te erresires.
Policia e Shkodres ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje nderkohe qe po sekuestrohen kamerat e sigurise te bizneseve ne zone per te pare levizjet qe jane kryer pak para ngjarjes.
Viktima per disa vite ka qene emigrant ne Angli nderkohe qe prej 3 vitesh eshte kthyer ne vendlindje dhe ka punuar ne disa prej restoranteve ne zonen e Malesise se Madhe.
Njoftimi policisë:
“Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarja”, njoftoi policia.





