Transmetuar më 27-08-2021, 00:09

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në rrethana të paqarta pasi ishte në fokusin e një atentati të pastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, raporton noa.al.
Mësohet se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sokol Çelaj. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Shtetasi Sokol Çelaj, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





