
Tre shqiptarë dhe dy ukrainas humbën jetën sot në aksidentin tragjik në Sarandë-Gjirokastër kurse katër të tjerë, mes tyre dy vajza nga Italia, kanë marrë plagë serioze, raporton noa.al.
Policia e Jugut dha një informacion më të plotë pak çaste më parë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë.
Në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen Rexhina Çelhaka, 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin Bardhi Proda, 51 vjeç banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, pasagjerët Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë, Drita Korçari, 72 vjeçe, banuese në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesander Fediaieva, 53 vjeç, bashkëshortë, banues në Ukrainë.
Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset Greta D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka, (drejtuese Land Rover), Anna Cascalvilla, 23 vjeçe dhe Giulia Parini, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
https://youtu.be/Vpe76FIez10
Pamje të dhimbshme teksa nxirren trupat e pajetë
E plagosura dërgohet në gjendje kritike në spital





