Transmetuar më 26-08-2021, 19:11

Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga furgoni në Gjirokastër. Pas 5 viktimave nga furgoni që ra në greminë, një vajzë duket se ka mbijetuar.

Ajo është dërguar në spital dhe mendohet se i ka shpëtuar rrezikut.

Ndërkohë viktima nga aksidenti mbetën çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda.

Një viktimë mbetet i paidentifikuar kurse një tjetër mësohet se ndodhet ende brenda në furgon.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë të Gjirokastrës ku furgoni devijoi për të evituar përplasjen me një fuoristradë duke përfunduar në greminën 50 metra.

Më poshtë rrëfehet shkurtimisht për mediat motra e vajzës së mbijetuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd