Transmetuar më 26-08-2021, 18:48

Identifikohen tre nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë

Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç ishin pasagjerë në mjetin furgon, ku kanë humbur jetën.

Furgoni drejtohej nga Bardhi Prodo, i cili gjithashtu ndërroi jetë në vend. Siç bën me dije për abcnews.al shefi i Zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta, viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.

Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos pasur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.

Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe.

Pamje të dhimbshme teksa nxirren trupat e pajetë

E plagosura dërgohet në gjendje kritike në spital

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd