Transmetuar më 26-08-2021, 18:27

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6619 testime, 888 raste të reja, 3 humbje jete dhe 274 të shëruar në 24 orët e fundit 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 888 qytetarë, në këto bashki:

254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.

Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra.

Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 888

Të shëruar në 24 orë 274

Të shtruar në spitale 91

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 7725

Testime totale 1,019,885

Raste pozitive 142,253

Raste të shëruara 132,086

Raste Aktive 7681

Humbje jete 2,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2900

Shkodër 1322

Vlorë 694

Fier 592

Durrës 527

Lezhë 397

Elbasan 376

Berat 278

Gjirokastër 243

Korçë 156

Kukës 116

Dibër 80

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd