Transmetuar më 26-08-2021, 17:00

Dy automjete në aksin rrugor Tiranë-Rinas, janë përfshirë në një aksident automobilistik raporton noa.al që sjell në galeri pamjet nga kjo ngjarje e pak minutave më parë.

Përplasja e automjeteve ka ndodhur pak më tutje kryqëzimit të Laknasit.

Në vendngjarje noa.al konstatoi se tentativa e njërit prej mjeteve për të parakaluar, pasoi në përplasjen e makinave.

Për pasojë janë plagosur tre persona, përfshirë drejtuesit e dy mjeteve. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës për kujdes mjekësor.

Si ppasojë e këtij aksidenti aksi rrugor është bllokuar për disa minuta. /a.b/noa.al

Pamje të dhimbshme teksa nxirren trupat e pajetë

E plagosura dërgohet në gjendje kritike në spital

FOTOGALERI

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd