Transmetuar më 26-08-2021, 17:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shëmbjes së një ndërtese.

Zjarrfikësit në qytetin bregdetar spanjoll Peniscola gjetën trupin e një adoleshenti në rrënojat e një ndërtese që u shemb mbrëmë për arsye të panjohura.

Kryebashkiaku i Peniscola Andres Martinez i tha ‘Reuters’ se djali ishte rreth 15 vjeç dhe se ai po qëndronte në një ndërtesë trekatëshe që u shemb të mërkurën mbrëma për arsye të panjohura në rajonin e Valencia, në bregun lindor të Spanjës.

Rreth 140 zjarrfikës dhe stafi i ambulancës punuan gjatë natës për të pastruar zonën dhe për të gjetur të zhdukurit, për të shpëtuar një burrë që ishte varrosur nën rrënoja rreth mesnatës, thanë autoritetet lokale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd