Transmetuar më 26-08-2021, 16:53

Nga aksidenti që ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Sarandë- Gjirokastër, kanë humbur jetën 5 persona.

Burimebëjnë me dije se brenda makinës që ka përfunduar në kanal nga 25 metra lartësi ishin 6 persona, ku 5 prej tyre nuk kanë mundur që të mbijetojnë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave, sakaq bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit të furgonit ishte Bardhi Prodo.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Qafë Muzinë. Mësohet se furgoni ishte nisur nga Saranda për në Gjirokastër, dhe kishte edhe 100 metra për të arritur në destinacion.

Mësohet se brenda automjetit nuk kishte fëmijë por vetëm të rritur, që nuk ishin të një familje.

Pamje të dhimbshme teksa nxirren trupat e pajetë

E plagosura dërgohet në gjendje kritike në spital

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd