
Kapiteni i Anglisë njoftoi dje se do të qëndrojë te Tottenham, pavarësisht këmbënguljes dhe ofertave joshëse të Pep Guardiolës. Pra, nuk do të shkojë te Manchester City. Tani pret të përmbushen premtimet, që e shtynë atë drejt besnikërisë për “Spurs”.
Tottenham do t’i ofrojë Harry Kane një shumë prej 400.000 £ si pagë në javë (rreth 466 mijë euro, pak a shumë 1.8 milionë euro në muaj), në mënyrë që ta mbajë atë në klub për një kohë të gjatë, pasi ia doli kësaj vere ta mbronte nga mësymja e “qytetarëve”. Kështu shkruan sot “The Sun”.
Kapiteni i “Tre Luanëve” u përpoq shumë për të shkuar te kampionët e Premier League këtë verë, por presidenti i “Spurs” i refuzoi të gjitha ofertat për të, duke u siguruar përfundimisht se ai do të mbetet në veri të Londrës.
It was incredible to see the reception from the Spurs fans on Sunday and to read some of the messages of support I've had in the last few weeks. 👏⚽
I will be staying at Tottenham this summer and will be 100% focused on helping the team achieve success. #COYS pic.twitter.com/uTN78tHlk1
— Harry Kane (@HKane) August 25, 2021
Tani, Daniel Levy do të “thyejë bankën” për të siguruar që sulmuesi veteran, i cili përfundoi i dyti në “Euro 2020”, më parë, këtë vit, të qëndrojë me Tottenham edhe pas verës së ardhshme.
28-vjeçari ende nuk ka fituar një titull me “Spurs”, por ka ende tri vite për ta përfunduar kontratën aktuale me ta. Tani ka njoftuar se do të qëndrojë në mjedisin e tij aktual përtej fundit të kësaj merkatoje verore.
Kane e konfirmoi vendimin e tij në një mesazh për ndjekësit në Twitter, ku shkruajti: "Ishte e pabesueshme të shihje pritjen nga tifozët e Spurs të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes që kam marrë në javët e fundit. Unë do të qëndroj te Tottenham këtë verë dhe do të jem 100% i fokusuar të ndihmoj ekipin për të arritur suksese”.





