Transmetuar më 26-08-2021, 10:08

Pas më shumë se 1 viti e gjysmë heshtje totale dhe asnjë argëtim për shkak të pandemisë, Brukseli në Belgjikë ka vendosur të hapë diskotekat dhe sallat e kërcimeve.

Lajmi i mirë për të rinjtë belgë, në lidhje me jetën e natës, do të hyjë në fuqi në datën 1 tetor.

Marrëveshje për nisjen e këtyre aktiviteteve u arrit pas bisedimeve mes autoriteteve dhe pronarëve të lokaleve dhe diskove.

Por megjithatë, masat do të qëndrojnë. Të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në këto ambiente argëtimi do t’iu kërkohet një biletë “covid safe”.

Kryeministri Alexander De Croo tha se vaksinimi ka ecur shumë mirë dhe mbi 60 për qind e popullsisë kanë marrë të dyja dozat.

Ai tha për radion Studio Brussels se nga shtatori do të hapen mjediset e mbyllura për aktivitete argëtuese masive.