Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në fshatin Vrapçisht, të Maqedonisë së Veriut. Një familje shqiptare, fëmijët e të cilës po prisnin arkivolin e nënës së tyre, janë tmerruar kur e kanë hapur dhe kanë parë se brenda saj ka qenë një burrë i pajetë.
Familjarët, për orë të tëra nuk e kanë gjetur trupin e pa jetë të nënës së tyre, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me covid në spital, prandaj kanë shkuar në Klinikën Infektive në Shkup.
Tashmë familjarët bëjnë me dije se arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit dhe është sjellë nga Klinika Infektive. Familjarët e kanë parë viktimën dhe e kanë verifikuar.
Familjarët e gruas së ndjerë, arkivoli i së cilës ishte ngatërruar me me një burrë në moshë, e kanë gjetur kufomën, raportoi Tv21 në Maqedoni.