Transmetuar më 26-08-2021, 10:41

Alkooli dhe depresioni, një kombinim që kurrë nuk premton asgjë të mirë. Edhe për futbollistët, siç dëshmohet nga historitë e shumta të kampionëve që ranë pre e shisheve me alkool dhe shkatërruan karrierën e tyre. George Best, Paul Gascoigne, Fabian O’Neill, Adriano, emrat e famshëm nuk mungojnë.

Por jo domosdoshmërisht duhet të flasim për përfundime tragjike. Shumë emra të ndershëm të futbollit kanë folur për problemet e tyre në këtë drejtim. Ka shumë lojtarë të mëdhenj që kurrë nuk janë konsideruar alkoolikë të vërtetë, por shpesh kanë lënë të kuptohet se në momente të caktuara të karrierës kanë hyrë në këtë tunel.

Është e vështirë, megjithatë, të flasësh për gjëra të tilla kur luan, sepse do ta vendoste cilindo futbollist në një situatë mjaft të komplikuar, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe ajo personale. Megjithatë, sipas austriakut Hintereggerit, aktualisht tek Eintracht Frankfurt, ka shumë kolegë të tij që kanë probleme të ngjashme.

Ai vetë ndonjëherë është kapur në situata të tilla, por shpjegoi se vetëm i pëlqen të argëtohet, ndryshe nga dikush që bëhet alkoolik i vërtetë. Siç raportohet nga “Bild”, mesfushori foli për këtë gjatë programit "Sport und Talk aus dem Hangar 7", madje duke dhënë një për qindje të të prekurve nga kjo “sindromë”:

"Shumë futbollistë profesionistë janë bërë të varur nga alkooli, ose i janë dorëzuar plotësisht atij. Ndoshta rreth një e treta e totalit. Dhe ky është një numër i frikshëm, diçka për të cilën askush nuk flet kurrë në karrierën e vet".

Një reklamë e vërtetë për thënien se paraja nuk sjell lumturi, përkundrazi…: "Sa më shumë para që keni, aq më shumë rriten shqetësimet. Dhe sa më shumë të stresoheni, aq më të pakënaqur bëheni. Ka momente të ndërlikuara, në të cilat mund të përfundoni në një gjendje shumë të keqe, ndaj duhet të kërkoni ndihmë”.

Jo shumë e bëjnë këtë dhe sipas austriakut situata është e destinuar të përkeqësohet pikërisht për shkak të çështjes ekonomike: "Gjithnjë e më shumë njerëz duan të kenë një copë byrek dhe të thonë fjalën e tyre në lidhje me të. Në futboll ka shumë para dhe kjo është arsyeja pse për mua do të jetë gjithmonë një nga bizneset më të shëmtuara në botë".

Jo saktësisht një deklaratë dashurie për sportin, përfaqësues i të cilit është…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd