Transmetuar më 25-08-2021, 20:23

Një bashkë-pilot mungon pasi u hodh nga një aeroplan ndërsa po bënte një ulje emergjente në Francë, thanë autoritetet e aviacionit.

Burri 32-vjeçar u hodh në det ndërsa avioni i llojit Piper po haste vështirësi të ulej pranë një plazhi në Biscarrosse, në jugperëndim të Bordos, raporton noa.al duke cituar BBC.

Piloti i parë arriti ta ulë avionin në plazh duke nxjerrë njerëzit shëndoshë e mirë nga bordi, pranë një zone të kufizuar ushtarake e cila përdoret për testimin e raketave.

Helikopterët dhe varkat e shpëtimit u nisën për të kërkuar pilotin e dytë, por kërkimet e nisura të martën pas ngjarjes, dështuan edhe ose vazhduan ditën e sotme.

Hetuesit nuk janë ende të qartë çfarë defekti pësoi avioni, por gjasat janë që të ketë humbur karburant.

Ndërsa avioni doli nga kontrolli dhe piloti i parë po haste vështirësi për ta komanduar, piloti ndihmës duket se u përfshi nga paniku. Ai u hodh nga avioni dhe ra në det, por nuk dihet asgjë për fatin e tij. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd