Transmetuar më 25-08-2021, 19:39

Një çift në Virxhinia, SHBA, është akuzuar për abuzim me fëmijët pasi vajza e tyre 10-ditëshe vdiq nga dëmtimet në kokë, për të cilat babai u përpoq të shfajësohet duke bërë përgjegjëse macen e familjes.

Matthew dhe Elizabeth Sebolka u arrestuan në Richmond dhe akuzohen për dhunimin deri në vdekje të fëmijës së tyre të sapolindur, Raven që shihni në foton kryesore.

Foshnja kishte mavijosje në kokë, një frakturë të kafkës dhe shenja të mbytjes. Dyshimet e hetuesve janë se fëmija është dhunuar fizikisht dhe më pas është mbytur.

Prindërit thanë se fëmijën e kishte dëmtuar macja e shtëpisë, duke mohuar ta kishin dhunuar ata, por hetimi provoi fajësinë e tyre.

Matthew Sebolka

Të dy prindërit u ndaluan me akuzat paraprake për abuzim dhe neglizhencë ndaj fëmijës, por policia ka thënë se akuza shtesë janë në pritje, raporton noa.al.

Matthew Sebolka dhe Elizabeth Tyler Sebolka

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd