Transmetuar më 25-08-2021, 13:10

Bayern Munich vazhdon të fluturojë në Bundesliga, pasi fitoi 3-2 në shtëpi kundër Këlnit, në një ndeshje që ka hyrë në histori, sepse bavarezët kanë arritur 74 ndeshje konkurruese radhazi duke shënuar të paktën një gol.

Rekord europian tani për tani, por Lewandowski dhe shokët e tij të skuadrës mund ta tejkalojnë rekordin botëror që i përket River Plate prej 82 vitesh. Gjigantët gjermanë, tani të stërvitur nga Julian Nagelsmann, bënë më mirë se Santos i Peles midis viteve 1961 dhe 1963, apo Real Madridi i Cristiano Ronaldos midis viteve 2016 dhe 2017.

Ata e kanë tundur rrjetën e kundërshtarit në 73 ndeshje radhazi, në ndeshje zyrtare, duke shënuar të paktën një gol. Tani bavarezët kanë 22 gola minimal në të njëjtin numër ndeshjesh. Së pari, ata do të duhet të kapërcejnë San Paolo, një klub që ka regjistruar 82 ndeshje radhazi me të paktën një gol të shënuar midis viteve 1930 dhe 1933.

Nga tani deri në fund të vitit, kampionët në fuqi të Bundesligës do të luajnë në Kupën e Gjermanisë, kampionat, Ligën e Kampionëve për ta thyer këtë rekord historik, i pashqetësuar në këtë shekull. Hera e fundit që Bayerni mbeti “thatë”, pra pa shënuar asnjë gol, ishte më 9 shkurt 2020, barazimi 0-0 në shtëpi kundër Leipzig. 563 ditë më parë!

31 herë fituesit e kampionatit gjerman, deri në fund të vitit 2021 mund ta thyejnë rekordin e argjentinasve të udhëhequr nga José Manuel Moreno. River Plate shënoi në 96 ndeshje radhazi: një seri që filloi pas humbjes 1-0 kundër Huracán, më 6 shtator 1936, dhe përfundoi pothuajse tri vite më vonë!

Më 11 qershor 1939, në fakt, gjigantët argjentinas humbën 2-0 në kampionat, në derbin me Boca Juniors. Në atë hark kohor u regjistruan 72 fitore, 13 barazime dhe 11 humbje. Pika referuese e ekipit ishte Charro Moreno, autor i 77 prej 316 golave ​​të shënuar nga River Plate, i cili në ato tri vite fitoi gjashtë tituj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd