Transmetuar më 25-08-2021, 10:35

Denzel Dumfries, në një intervistë për Dazn, flet për ditët e tij të para zikaltër, duke filluar nga debutimi në “San Siro”, javën e parë të kampionatit, në fitoren 4-0 kundër Genoa:

"Ishte e mrekullueshme, familja ime ishte gjithashtu në stadium. Edhe ata ishin shumë të lumtur dhe krenarë për atë debutim timin. Për mua ishte një moment shumë i veçantë kur hyra në fushë për herë të parë si lojtar i Interit".

Tani, anësori holandez thirret të ndërmarrë detyrën e vështirë të bartjes së trashëgimisë së Hakimit. Një ndërmarrje e ndërlikuar, por që nuk e trembi, kur vendosi të përqafonte kauzën zikaltër, e shtyrë edhe nga bashkatdhetari De Vrij:

"Ai luajti një rol themelor që të transferohesha këtu, më foli për Interin. Në fakt, më kishte folur për këtë klub më shumë se dy vite më parë, në ekipin kombëtar. Ai gjithmonë më thoshte se është një klub i madh, se shpresonte të mbërrija edhe unë një ditë këtu.

Tani, më në fund kam mbërritur dhe të dy jemi të kënaqur me këtë fakt. Unë i jam shumë mirënjohës, më ka ndihmuar shumë, edhe me gjuhën”.

Interi ka një traditë të madhe të anësorëve të djathtë. Nga Maicon tek Javier Zanetti, tani zv.president zikaltër: "Braziliani ishte pika ime e referencës, një futbollist i shkëlqyeshëm. Zv.presidenti më shkruajti kur mbërrita tek Interi, më rezervoi mirëseardhje të ngrohtë.

Çfarë mund t’i kërkoja ish-kapitenit? Si të luaj kaq shumë ndeshje sa ai si lojtar i Interit. Ekipi fitoi titullin sezonin e kaluar, por unë nuk e ndiej presionin. Do të luaj futbollin tim dhe do të jap më të mirën për Interin".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd