
Dhjetra të shoqqëruar pas aksionit të forcave RENEA të zhvilluar gjatë natës së kaluar.. Mes të ndaluarve edhe Astrit Seferi. Seferi nuk është një person i panjohur për policinë, pasi është autor i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras,por eshte e paqarte si Seferi ndodhet ne liri pasi ne vitin 2019 u arrestua.
Policia e shtetit ka arrestuar ne vitin 2019 dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017. Së bashku me dy vëllezërit Seferi ishte edhe shtatasi Viktor Gjergji edhe ky i fundit i arrestuar.
Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.





