Transmetuar më 25-08-2021, 00:25

Varianti Delta u zbulua në Indi, në Dhjetor të vitit 2020. Tashmë, është raportuar në afër 100 shtete të botës dhe është bërë dominant në Indi, Mbretërinë e Bashkuar (MB) dhe Rusi si dhe plot vende të tjera përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas ECDC, deri në fund të Gushtit në Evropë varianti Delta do të përbëjë 90% të të gjitha infektimeve me SARS-CoV-2.

Të rinjtë e moshës nën 25 vjeç dhe personat e moshës 25-49 vjeç do të jenë grupi me numrin më të madh të rasteve të sëmundjes.

Rezultatet nga Mbretëria e Bashkuar tregojnë që varianti Delta është 55% më i transmetueshëm se sa varianti Alfa (varianti britanik).

Por, rritja e rasteve në Britani nuk është përcjellë me rritjen e hospitalizimeve dhe vdekjeve, pikërisht për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit.

Në Qershor shkalla e hospitalizimit ishte 2 persona të hospitalizuar në 100.000 banorë. Gjatë valës paraprake në dimër me variantin britanik, kjo shifër ishte 36 pacientë në 100.000 banorë.

Kush preket më së shumti nga ky variant?

Më së shumti preken personat e pavaksinuar. Në SHBA, nga 10.000 rastet e vdekjeve të raportuara në muajin Qershor 2021, gjithsejt 99.2% e personave të vdekur ishin të pavaksinuar!

A veprojnë vaksinat kundër këtij varianti?

Efikasiteti i vaksinës kundër hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas dozës së parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë. Te varianti Alfa këto shifra janë 78% pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë.

Kurse efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit simptomatik me variantin Delta është 31% pas dozës së parë dhe 60-80% pas të dytës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd