Transmetuar më 25-08-2021, 10:21

Ndërsa po flitet për pakënaqësinë e yllit portugez te Juventusi, partnerja e tij del në skenë me një foto super joshëse. Me siguri, modelja e di se kur është koha për të tërhequr vëmendjen tek vetja dhe larguar prozhektorët nga Ronaldo, që të punojë i qetë…

Fizik i skalitur, i përbërë nga muskuj dhe forma seksi. Georgina Rodriguez iu përgjigjet kështu pasigurive të bardhezinjve në lidhje me qëndrimin apo jo të Cristiano Ronaldos në Torino.

https://www.instagram.com/p/CS7Cj7dMtg9/?utm_source=ig_embed&ig_rid=193d3b02-a8a0-4146-a477-d99411414159

Sigurisht, fotoja është përzgjedhur për t’i ngritur temperaturat sa më lart. Një foto e bërë vetëm për të joshur ndjekësit dhe adhuruesit.

Pra, jo më kot fotografia ka marrë vlerësim të sinqertë nga të gjitha anët. "Një sirenë", – e quajtën disa nga ndjekësit në Instagram, rrjetin social ku është shumë aktive.

Georgina, së shpejti do të zbresë në Netflix me një dokumentar për jetën e saj. Gjithnjë e më popullore dhe e ndjekur, partnerja e CR7 është shumë e mirë në ngjitjen në skenë, kur është e nevojshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd