Transmetuar më 25-08-2021, 09:10

Real Madridi provon sulmin ndaj Kylian Mbappè. Disa ditë para mbylljes së merkatos verore, klubi madrilen bën një hap para drejt kampionit francez.

Pas mbërritjes së Messit në Paris dhe deklaratave të fundit të Mbappè, “Los Blancos” po përpiqen të arrijnë objektivin e tyre. Siç raportohet nga “El Chiringuto TV”, Real Madridi në fakt ka konfirmuar se i ka bërë një ofertë prej 160 milionë eurosh PSG-së për sulmuesin.

Përveç kësaj, të bardhët kanë kërkuar nga parizienët që të flasin me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij për transferimin përfundimtar në Spanjë.

Al-Khelaifi Explains How PSG Signed Messi | Al Bawaba

Vullneti i sulmuesit francez duket se nuk ndryshon. Ai nuk dëshiron të qëndrojë në Paris dhe as të rinovojë kontratën që i skadon në qershor me PSG. Shitja e Odegaard, Varane dhe Reguilon, përveç lamtumirës së Sergio Ramos, i mundëson burimet financiare Real Madridit për të nisur sulmin ndaj Mbapé.

Transferimi i mundshëm i tij mund të shkaktojë një tërmet, që mund të përfshijë edhe Cristiano Ronaldon (nga Juventusi në kryeqytetin francez). Nga Franca, megjithatë, raportojnë se PSG e ka refuzuar menjëherë ofertën e parë të madrilenëve për Mbappè.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd