
Pas dyshimit të nxitur nga “cicërima” e vëllait të Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, një nga pronarët e PSG, i cili ka ringjallur shpresat e klubit francez për të parë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon së bashku me fanellën e ekipit parizien, shumë tifozë të Juventusit reaguan, duke kërkuar të ndaloheshin insinuatat për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.
Midis këtyre është edhe pasardhësi i familjes “Agnelli”, Lapo Elkann, i cili nga profili i tij në Twitter iu përgjigj drejtpërdrejt vëllait të Sheikut Al Thani.
"CR7 është një lojtar i Juventusit. Ju tregoni mungesë respekti duke i vishur fanella të tjera sikur të ishte një figurinë, – shkroi vëllai i John Elkann, president i “Exor”, kompanisë mbajtëse që zotëron klubin e Juventusit.
CR7 è un giocatore della Juventus F.C.
È poco rispettoso continuare a mettergli altre maglie addosso come fosse una figurina. Se cambierà squadra,ovunque andrà, avrà rispetto come uomo e atleta.
Poi vede, diceva un Signore, che per noi il calcio è una passione. Da generazioni https://t.co/CDM0by0kHS
— Lapo Elkann (@lapoelkann_) August 24, 2021
– Nëse ai ndryshon ekip, kudo që të shkojë do të kemi respekt për të si njeri dhe si sportist. Pastaj, kuptoje more zotëri se futbolli ka qenë një pasion për ne. Për breza me radhë".
“Tweet” -i i ashpër reagues i Lapo Elkann kundër asaj që ishte shkruar nga Mohammed bin Hamad bin Khalifa Al Thani vjen pas një seri spekulimesh në lidhje me lamtumirën e mundshme të Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit në këtë sesion të merkatos.
Portugezi, i cili befasisht e nisi nga stoli ndeshjen inauguruese të Serie A (2021-2022) kundër Udinese, në fakt fillimisht iu afrua klubit të familjes “Al Thani”, pastaj Real Madridit (hipotezë e mohuar nga CR7 vetë), Manchester City (ekipi në të cilin, sipas thashethemeve të fundit do të donte të shkonte) dhe përsëri te PSG.
Prandaj, do të ishin këto “tam-tame” që shkaktoi shpërthimin e reagimit të tifozit VIP të Juventusit.





