Transmetuar më 24-08-2021, 17:37

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2021, rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd