Transmetuar më 24-08-2021, 15:58

Antonio Conte së shpejti mund të kthehet në stol. Shtypi anglez, në fakt, shprehet i sigurt se ish-trajneri i Interit, kampion i Serie A në sezonin e kaluar, është në “pole position” për të udhëhequr Arsenalin në rast të shkarkimit të Mikel Arteta.

“The Telegraph” përcakton në mënyrë specifike se trajneri aktual i “Topçinjve” i ka orët e numëruara për shkak të një fillimi katastrofik të kampionatit.

Kulmi i zgjënjimit me ish-kapitenin, që kishte bërë ndihmësin e Guardiolës te Manchester City, mbërriti me humbjen e derbit në shtëpi kundër Chelsea.

Pas dy ndeshjeve të para pa fitore në Premier League, tani përballë trajnerit bask do të jetë ish-mentori, Pep Guardiola, me Manchester City.

Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, Arteta do të ketë akoma kohë deri në tetor për ta ndryshuar situatën.

Nëse deri në atë afat, rezultatet do të mbeten akoma negative, atëherë drejtuesit e klubit do të kontaktojnë direct Antonio Conte, gati për të marrë përsipër skuadrën nga “Emirates”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd