Transmetuar më 24-08-2021, 13:47

Andi Lila, ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi, mbetet aktiv edhe pasi i “vari këpucët në gozhdë”. Jo vetëm pse i ka hyrë politikës, madje në nivele të larta me PD, ku është përgjegjës për sportin, por sepse ka mbajtur qëndrime publike për shumë zhvillime të kësaj fushe në vendin tonë.

Madje, së fundi ka hapur dhe akademinë e tij të futbollit, si një mundësi për ta përcjellë te të rinjtë pasionin e tij për futbollin.

E thënë ndryshe, angazhimet e ditës janë të shumta e të larmishme për të. Sidoqoftë, i duhet të jetë prezent edhe në shtëpi, pranë bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

Pikërisht në shtëpi, Lilës i është punuar një rreng nga partnerja. Videon e këtij momenti, apo quajeni “kamer të fshehtë” po të doni, e ka publikuar Ornela në Instagram.

Një rreng që të bën të qeshësh kur e sheh, por jo pak frikësues për Andin, kur ka provuar diçka të dilte nga shishja ku shkoi për të marrë erë. Ish-futbollisti i kombëtares shihet i tronditur për momentin, duke prekur hundën, edhe pse e kupton se ishte një rreng, sepse bashkëshortja e tij nuk e mban dot të qeshurën.

Madje, edhe djali që duket në sfond argëtohet me këtë moment pikant nga jeta familjare e dy prindërve. "Provoje edhe ti njëherë", – i thotë babait, Andit, duke qenë pjesë e "komplotit" të mamasë në këtë rast. Tashmë pritet përgjigjja e ish-futbollistit, sepse rezultati është 1-0 për gruan e tij…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd