Transmetuar më 24-08-2021, 12:52

Mauro Icardi do të qëndrojë larg fushave të blerta tri deri në katër javë. Sulmuesi i PSG u diagnostikua me "shtrembërim të shkallës 2 të akromioklavikularit të djathtë".

Sipas klubit, "kthimi në stërvitjen kolektive vlerësohet midis tri dhe katër javëve". Icardi u dëmtua të premten e kaluar, në fund të ndeshjes së fituar 4-2 ndaj Brest.

https://www.instagram.com/p/CS5B7LvHc1g/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e117d907-7f5e-46d7-98b4-db794b57052d

Për të, pra, bëhet i pamundur aktivizimi ndaj Reims të dielën, por edhe grumbullimi me kombëtaren e Argjentinës në fillim të shtatorit është në rrezik.

Data e mundshme e kthimit të sulmuesit në dispozicion të PSG është kur fillon Liga e Kampionëve, 14 ose 15 shtator.

Këto ditë, Icardi dhe gruaja e tij, Wanda Nara (e cila postoi foton e udhëtimit në Instagram) do t’i kalojnë në Itali. Pas disa muajsh, ish-kapiteni i Interit u kthye buzë Liqenit Como, ku bleu një shtëpi vitet e fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd