Transmetuar më 24-08-2021, 11:52

Lushnja vazhdon ende të jetë e tronditur nga vrasja e frikshme që ndodhi një natë më parë ku mbeti i vrarë pronari i lokalit Bledar Muça dhe u plagosën 5 t pafajshëm të tjerë.

Burimet bëjnë me dije se drejt tij janë shkrehur 21 plumba kallashnikovi. Ka qenë një plumb në zemër ai që i ka marrë jetën Bledar Muçës, teksa ky i fundit qëndronte në tavolinë me të njohur të tij, dhe pranë tyre kishte klientë të tjerë.

Nga pesë të plagosurit që aktualisht janë spital, në gjendje kritike për jetën është kunati i viktimës, shtetasi Judin Velo 32 vjeç. Breshëria e kallashnikovit e ka kapur dhe atë në organet jetike të trupi.

Pistat në të cilat po heton Policia dhe Prokuroria e Lushnjës janë larja e hesapeve të drogës dhe lidhja familjare e Bledar Muçës me Roland Shytin, kreun e grupit “Hakmarrja për drejtësi”. Viktima ishte i martuar me mbesën e Shytit.

Vetë Bledar Muça nuk rezuklton të jetë person i dënuar më parë. Edhe nga burimet, është bërë me dije se viktima ishte një person i qetë dhe joproblematik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd