Transmetuar më 23-08-2021, 22:22

Ka ndërruar jetë 30-vjeçari, Leonard Rrapi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit, i riu u përplas nga mjeti tip Benz, pasi shoferi humbi kontrolli dhe u fut në një dyqan.
Gjithashtu të lënduar mbetën edhe katër kalimtarë të tjerë si dhe një pasagjer në mjetin Benz. Leonard Rrapi 30-vjeç, Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç, Tahir Redhi, 30-vjeç dhe Robert Sadikaj sapo ishin kthyer nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit dhe po bënin një xhiro në Berat në momentin që u përplasën.
Sakaq, policia arrestoi sot shoferin e mjetit Benz.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





