
Fillimisht mori postin e zv.ministres në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që nga qershori 2021, detyrë të cilën ia akordoi në një takim publik vetë kryeministri Edi Rama.
Tani shkon edhe në altar me të dashurin e zemrës. Të dy këto hapa të rëndësishëm në jetë dhe karrierë vijnë si njëlloj “melhemi” pas dramës familjare që përjetoi, duke humbur babain nga koronavirusi. Po flasim për vajzën e ish-kryeministrit, ministrit dhe deputetit në shumë legjislatura, Bashkim Fino.
“Lajmësin” në këtë rast e ka bërë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar foton e celebrimit me Kullën e Sahatit në sfond, në tarracën e bashkisë, të Megit dhe Sidritit. Ato prezantohen si çifti më i ri në kryeqytet nga Zoti Veliaj, i cili shkruan krahas fotos:
"Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë!"
https://www.instagram.com/p/CS64N58Dt4x/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bcf29432-ea33-448d-af3b-4bfef8164d76





