Transmetuar më 23-08-2021, 18:57

Vrasjet brenda familjes në Greqi kanë qenë të shpeshta muajt e fundit. Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasi një personka vrarë gruan e tij pas një sherri në banesë që ka zgjatur të paktën gjysmë ore.

Sipas dëshmive autori rezulton se ishte një person i varur nga alkooli, nervoz dhe shumë i dhunshëm.

Policia mësoi nga dëshmia e një fqinji se ata u zunë për të paktën gjysmë ore ndërsa ajo u dëgjua duke u lutur “mos më vrit”.

Disa minuta më vonë fqinji e dëgjoi atë duke rënkuar.

Policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e autorit. Ai i fundit pas krimit të rëndë është larguar nga banesa me duart e mbuluara me gjak

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd