Transmetuar më 23-08-2021, 17:20

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4029 testime, 397 raste të reja, dhe 178 të shëruar në 24 orët e fundit. Një ditë më parë ishin gati dy herë më shumë të infektuar të rinj dhe dy të vdekur 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki:

88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë humbje jete

Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 397

Të shëruar në 24 orë 178

Të shtruar në spitale 84

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4029

Testime totale 1,000,523

Raste pozitive 139,721

Raste të shëruara 131,451

Raste Aktive 5792

Humbje jete 2,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2231

Shkodër 928

Vlorë 559

Fier 473

Durrës 362

Lezhë 275

Elbasan 266

Berat 202

Gjirokastër 180

Korçë 139

Kukës 100

Dibër 77

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd