Transmetuar më 23-08-2021, 15:50

Një burrë në moshë të re ka humbur jetën dhe një grua është plagosur në një aksident që ndodhi pak më parë në zonën e Përrenjasit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, Përrenjas, raporton noa.al.
Policia tha se shtetasi Zija Stojna, 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip "Toyota", ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Po ashtu është plagosur edhe një pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





