Transmetuar më 23-08-2021, 07:31

Flakët e zjarrit kanë përfshirë lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Zjarri ka dëmtuar dhjetëra rrënjë ullinj.
Ndërkohë, bëhet e ditur se nga flakët rrezikohen edhe disa banesa si dhe depot që furnizojnë me ujë të pijshëm zonën.
Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur fikjen, ndërsa po punohet për të zbardhur edhe shkaqet e rënies së zjarrit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





