Transmetuar më 23-08-2021, 12:32

Pak para debutimit në Serie A, i takonte Beppe Marotta të fliste për merkaton e Interit, midis shitjes së Lukakut, rinovimit të Lautaro Martinez dhe blerjes së një sulmuesi tjetër.

Drejtori i përgjithshëm zikaltër, i intervistuar nga ‘DAZN’, përsërit sesi ishte Lukaku, ai që kërkoi të largohej nga Interi dhe të kthehej te Chelsea: "Përballë një vendimi kaq të qartë të një lojtari për t’u larguar, nuk ka asnjë klub që mund të rezistojë. Shitja e tij më pas u bë një mundësi për të siguruar menaxhimin financiar të këtij sezoni".

Arsenal 0-2 Chelsea: Romelu Lukaku scores and dominates on second Chelsea  debut as Blues impress at Emirates | Football News | Sky Sports

E kundërta është e vërtetë për Lautaro Martinez, i cili, pavarësisht ofertave, ka vendosur të qëndrojë te zikaltrit: "Ai është pjesë e asaj kategorie lojtarësh, të cilët në mënyrë eksplicite donte të qëndronte pavarësisht se kishte oferta. Lautaro tha prerë: Unë jam i Interit, ne jemi krenarë, kam një dëshirë për t’u përmirësuar këtu".

Në fakt, merkatoja në hyrje për Interin nuk përfundoi me nënshkrimet e Dzeko dhe Dumfries, duke qenë se klubi po kërkon goditjen e fundit:

"Ne po kërkojmë një sulmues tjetër, në përputhje me atë që ofron tregu dhe me disponueshmërinë ekonomike që kemi. Jemi të sigurt se do të bëjmë zgjedhjen më të mirë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd