
Nis keq aventura e re e Radja Nainggolan, i cili kohët e fundit është kthyer në Belgjikë për të veshur fanellën e Antwerp. Ish-mesfushori i Romës dhe Interit, ndër të tjera, tashmë është pushtuar nga polemikat.
Futbollisti kontravers u ndalua nga një patrullë e policisë belge natën mes të shtunës dhe të dielës, rreth orës 4 të mëngjesit, kur me makinën e tij përshkoi me shpejtësi rrugët e Antwerpen-it.
https://twitter.com/VVGenechten/status/1429382156334346243?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1429382156334346243%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fnainggolans-drivers-licence-withdrawn-stopped-under-the-influence-of-alcohol-in-antwerp%2F
Policia ndaloi Nainggolan dhe ia nënshtroi testit të alkoolit, në të cilin belgu rezultoi pozitiv, me përmbajtje alkooli mbi kufirin ligjor të lejueshëm. Shkelja i kushtoi Nainggolan heqjen e patentës.
Në klubin e tij të ri ishte paraqitur si një shembull për më të rinjtë, ndërsa tani polemikat me siguri do ta shoqërojnë. Të enjten, ndeshja e kthimit e “play-off”-it të Ligës së Europës me Omonia Nikosia (ndeshja e parë përfundoi 4-2 për qipriotët) është një mundësi e mirë për të bërë autokritikë.





