
Derbi i Francës Jugore la pas pamje të shëmtuara. Në minutën e 74-t të lojës, ultrasit e Nice pushtuan fushën me synimin për të sulmuar futbollistët e Olympique Marseille.
Trupa e sigurisë nuk mundi ta përmbante këtë grup tifozësh, që debatuan me fyrje dhe pastaj goditje të dyanshme me Dimitri Payet (me shishe plastike uji). Skena të shëmtuara dhe plot tension.
A real Malice in the Palace type situation at the French Riviera between Marseille and Nice.
Ugly scenes after Dimitri Payet got tagged in the face by stupid, moronic Nice fans. Ugly scenes. pic.twitter.com/uRrKS1Eupr
— The Whole Delivery (@TWDTV1) August 22, 2021
Lojtarët përfunduan duke u larguar nga fusha, sepse u rrezikua një “Vaterlo” e vërtetë. Nice-Marseille u prezantua si një nga sfidat më vendimtare në vitet e fundit.
Pavarësisht se jemi ende në ndeshjen e tretë të Ligue 1, Nice dhe Marseille janë nominuar si dy nga favoritët për ta mbyllur të dytët në kompeticion dhe për të provuar të shqetësojnë PSG sa më shumë që të jetë e mundur.
https://twitter.com/jpaterson97/status/1429540577402576901?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1429540577402576901%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdknation.draftkings.com%2F2021%2F8%2F22%2F22636959%2Fogc-nice-vs-marseille-fans-storm-pitch-dimitri-payet-bottle-thrown-ligue-1-france
Skuadra e Galtier, në pronësi të Ineos, sapo kishte mposhtur kampionin, Lille, 0-4, ndërsa Marseille e Sampaolit barazoi 2-2 kundër Bordo, pasi humbi epërsinë me dy gola në pjesën e parë.
Loja filloi të nxehet dhe ndeshja u ndërpre për shkak të ultrasve të Nice, të cilët kërcyen pengesat për të goditur disa lojtarë të Marsejës dhe krijuan pamje të turpshme për një fushë futbolli.
Nice fans have run on to the pitch during the OGC Nice-Marseille match. pic.twitter.com/SJPs4x9Whk
— ESPN FC (@ESPNFC) August 22, 2021





