Transmetuar më 22-08-2021, 20:21

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot pasdite në Berat. Një mjet i tipit Benz me targa AA021MS ka hyrë brenda një dyqani në aksin Kombinat-Axhensi si pasojë eshpejtësisë së lartë. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në në dyqanin e shkëmbim valutës.
Burime bëjnë me dije se 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar me urgjence në spital.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi Ergys Petro.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca e cila ka transportuar të lënduarit. Shoferi është dërguar në polici.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





