Transmetuar më 22-08-2021, 19:55

Aksident pas peligrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit.  ‘Land Roveri’ bie nga ura në aksin Poliçan-Berat, plagosen dy të rinjtë.

Një automjet i llojit “Land Rover” ka rënë nga ura në aksin Poliçan-Berat. Mësohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur dy të rinjtë që ndodheshin brenda makinës.

Ata janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të rinjtë po ktheheshin nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit dhe kishin orë të tëra që udhëtonin.

Policia ka shkuar në vendin dhe ka kryer veprimet proceduriale per shkaqet e aksidentit. mendohet se shkak ka qene humbja e kontrollit të drejtuesit pë shkak të lodhjes dhe pagjumësisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd