Transmetuar më 22-08-2021, 14:34

Një automjet tip Nisan është gjetur i përmbysur në një kanal në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier.

Policia njofton se brenda automjetit janë dy persona, që dyshohet se mund të jenë mbytur nga uji.

Aktualisht po punohet për nxjerrjen e automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dyshimet e para janë se dtejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt që ka precipituar në humbjen e kontrollit duke u përplasur dhe rënë jashtë rrugës siç shihni foto.

Në vendngjarje, pranë zonës naftëmbajtëse Marinzë, kanë shkuar ekipe shpëtimi dhe policia.

Policia njoftoi se viktimat janë Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagjaj.

Njoftimi:

Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”.

Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd