Transmetuar më 22-08-2021, 10:32

Sulmohet nga qentë e rrugës dhe përfundon në spital. Vahide Asllani po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, pasi të enjten i janë vërsulur disa qenë endacak. Sipas saj, e gjithë ngjarja ndodhi në hyrje të shtëpisë, në Zhabar të Mitrovicës.

Ajo nuk u kafshua nga qentë, por lëndimet trupore i pësoi pasi u rrezua në vendin nga ku edhe po ikte.

Mjeku kujdestar në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, nuk deshi të flasë para kamerës për gjendjen e pacientes. Megjithatë, prapa saj konfirmoi se operimi për të në këmbë është i pashmangshëm.

Për ta shpëtuar nga kjo situatë, asaj në ndihmë i erdhi fqinji përballë. Ai nuk dëshiroi të flasë për rastin, megjithatë konfirmoi ngjarjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd