Transmetuar më 21-08-2021, 21:13

Ishte banakiere për kafe, por shiste edhe kokainë.
Për këtë arsyeje policia italiane ka bastisur shtëpinë e një banakiereje shqiptare. Në apartamentin e saj, në zonën e Ponteghiaras, janë gjetur 50 gramë kokainë, peshore elektronike dhe 22.500 euro të dyshuara se janë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.
Karabinierët, të cilët kishin marrë informacion në lidhje me praninë e mundshme të armëve brenda shtëpisë, gjetën gjithashtu një plumb të kalibrit 9×21 mm për të cilin gruaja nuk ishte në gjendje të jepte një justifikim. 46-vjeçarja shqiptare me precendentë të mëparshëm penalë u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës për të mësuar dënimin që do t’i jepet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





