Transmetuar më 21-08-2021, 20:33

Benzi tenton të parakalojë Golfin në Fushë-Krujë, godet mjetin që po i vinte përballë. Plagosen dy shoferë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Fushë-Krujë, konkretisht në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë, në lagjen demokracia.

Mësohet se një mjet tip Benz gri ka tentuar të parakalojë një mjet tip Golf 4 por nuk ka mundur dot pasi është përplasur me një mjet që po i vinte përballë.

Të tre këto mjete u përfshinë në aksident, duke shkaktuar lëndimin e dy prej shoferëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd