
RENEA del të jetë e përfshirë në trafik drogash të ndryshme pasi një efektiv i saj u zbulua gjatë një aksioni policor që është ende në proces, raporton noa.al.
SHÇBA tha sonte se goditi grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, ku deri tani janë 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat tha se në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale RENEA (Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur).
Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
Ata janë Real Luli, 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA; si dhe: – J.L., 30 vjeç; – G.H., 26 vjeç; – G.S., 27 vjeç; – E.S., 26 vjeç.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si "Parku i autobusave", Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Foto arkiv





