Transmetuar më 21-08-2021, 09:15

Interi fillon udhëtimin drejt mbrojtjes së titullit, duke pritur Genoa në “San Siro”. Pa të larguarit Lukaku dhe Hakimi, plus lamtumirën e Conte, zikaltrit rifilluan nga projekti i ri teknik me Simone Inzaghi. Në prag të ndeshjes së parë të kampionatit të ri, trajneri foli në konferencë për shtyp:

"Do të jetë emocionuese të kemi tifozë pas një viti e gjysmë me stadiume të zbrazëta. Mezi po pres, si të gjithë djemtë. Pastaj, pas pesë minutash emocionet do të kalojnë. Do të përballemi me një ndeshje të vështirë, kundër një trajneri shumë të përgatitur. Nga ekipi kërkoj të shoh në fushë atë që kemi bërë në këto 45 ditë, nga minuta e parë deri tek e fundit".

Cila është ambicia e Interit, pa elementë të rëndësishëm si Hakimi dhe Lukaku? Trajneri përgjigjet: "Objektivat e Interit janë ambiciozë. Nuk më pëlqen të bëj deklarata, por mund të them se motivimi i djemve do të bëjnë diferencën”.

Inter Milan Season Preview: Can Simone Inzaghi Step Out Of Conte's Shadow?

Javier Zanetti paralajmëroi se për Interin do të jetë një sezon i komplikuar. Inzaghi shton: “Ne e dimë se do të ketë vështirësi, por jam i sigurt për atë që kam parë në këto 45 ditë. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me klubin. Në nivelin e ekipit, diçka ende mungon, por jam i kënaqur me atë që kemi bërë deri më tani. Ka pasur shitje të rëndësishme, por zëvendësuesit kanë arritur në lartësinë e duhur. Dzeko ishte kërkesa ime".

Sa stimuluese është të zëvendësosh një personazh si Antonio Conte? Pyetje me “spec” për Inzaghi: "Ditën që pranova të vija tek Interi e dija sfidën. Tifozët dhe mjedisi po shkojnë në një drejtim. Do të ketë vështirësi, por aty do të na duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar. Motivimi do ta bëjë diferencën".

Inzaghi do të gjejë Dzeko, kundërshtar në shumë derbe të kryeqytetit. Si ndryshon Interi nga Lukaku te boshnjaku? "Dzeko është ndër sulmuesit më të mirë në dispozicion dhe jam i lumtur ta stërvis, pavarësisht se si shkoi situata e Lukakut. Në ndeshjen e parë do të mungojnë Lautaro dhe Sanchez, por një lojtar tjetër do të mbërrijë për ta kompletuar sulmin.

Inzaghi ready for the 'great challenge' at Inter: 'Our goals are ambitious'  - Football Italia

Sipas mendimit tim janë 7 ekipe të konsoliduara në Serie A. Unë vetëm po them se Interi do të jetë një ekip ambicioz. Do të punojmë dhe do të bëjmë çmos për ta mbrojtur titullin që kemi në gjoks. Do të jetë e rëndësishme ta fillojmë në mënyrën më të mirë”, – saktëson trajneri zikaltër.

Juventusi duket se është rikthyer në “pole”, sa iu takon parashikimeve për titull: "E prisja, sepse ne humbëm Hakimi, Eriksen dhe Lukaku. Pra, është normale që njerëzit nga jashtë të shohin ekipe të tjera para nesh. Ne do të duhet të kemi ambicie, shpirt ekipi dhe atë që kam parë në stërvitje e miqësore. Unë jam shumë i qetë".

Në fund disa fjalë për Lukakun dhe zgjedhjen e tij për ta lënë Interin: "Ishte një largim i papritur, i paparashikuar. Ne u përpoqëm ta bindnim, por Romelu ishte shumë i sinqertë. Ai erdhi tek unë, me shumë mirësjellje, duke më thënë se Chelsea ishte ëndrra e tij dhe se zgjedhja ishte bërë. Ne jemi përpjekur të flasim me të, por tashmë kishte zgjedhur".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd