Transmetuar më 20-08-2021, 18:54

Organizohen të tilla në mjaft vende të botës, por organizatorët kanë njoftuar se do të vijë edhe në Shqipëri Prej 6 ditësh në Valentano, në Itali u organizua festa e ‘shfrenuar’ në Rave Party me drogëra nga më të ndryshmet, alkool dhe muzikë 24 orë. Raportohet se prej 6 ditësh festa e drogës grumbulloi mbi 10 mijë persona nga vende të ndryshme të Europës e botës në zonën e pyjeve në Valenzanos. Pas ndërhyrjes së vazhdueshme të policisë me njëqind automobila dhe makina policie, turmat u shpërndanë por sërish rreh 300 persona u zhvendosën në një zonë tjetër për të vijuar festën me drogë. Një burrë u mbyt dhe të paktën katër persona u shtruan në spital me pasoja të shkaktuara nga alkooli.

Një i ri italian ka treguar se për 6 ditë me radhë kishin konsumuar alkool dhe drogë pafund, madje tha se specialiteti i kësaj feste ishte pica e bërë me miell kërpi. Ai tregoi se çmimet në këtë festë nuk ishin të larta dhe se pjesmarrësit shkonin në festë pas planeve që kishin organizuar në Telegram ose Whatsapp, por edhe përmes fletushkave të shpërndara në raste të zgjedhura. Andrei thotë se festa e ardhshme është caktuar për 1 Shtator në Shqipëri, por vendi është ende i panjohur.

Burimi:corrieredellasera,joq.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd