Transmetuar më 20-08-2021, 15:06

Gjashtë persona janë plagosur pak minuta më parë në rrugën që lidh Fierin me Levanin dhe sapo janë dërguar në spitalin e ri në periferi të Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, ku janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe "Volkswagen".

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar.

Të gjashtë personat e plagosur janë dërguar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, pamje të të cilit shikoni në galeri. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd