Transmetuar më 20-08-2021, 10:57

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë njoftuan para pak çastesh se arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë.

I riu akuzohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin Pëllumb S., 51 vjeç, banues në Sarandë.

Burri u dërgua në në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri ishte goditur me sende të forta në kokë.

Ngjarja erdhi pas një grindjeje para biznesit të 51-vjecarit, një servisi në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë.

Policia tha se materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd