Transmetuar më 20-08-2021, 11:45

Shkarkohet nga detyra kreu i zjarrfikëses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga.

Mësohet se shkak për shkarkimin e tij nga detyra janë bërë ngjarjet e fundit me zjarret në këtë qark, ku u regjistruan edhe dy viktima, çifti Tatjana dhe Andrea Haxhiaj, nga fshati “Asim Zeneli”.

Bizhga është shkarkuar me propozim të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, ndërsa është zëvendësuar nga gjenerali Pëllumb Shalari.

Ndërkohë situata nga zjarret në vend vazhdon të mbetet problematike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd