Transmetuar më 20-08-2021, 11:18

James Rodriguez duket shumë, vërtet shumë larg nga Evertoni. Pas zërave të javëve të kaluara se kolumbiani ishte i trishtuar për lamtumirën e Carlo Ancelotti, që e mori në Premier League, por kësaj vere "fluturoi" drejt stolit të Real Madridit, ky është konfirmimi i marrëdhënies minimale midis lojtarit dhe klubit anglez.

Siç është raportuar nga “Sportbible” dhe nga disa përdorues në rrjetet sociale, me rastin e një transmetimi të drejtpërdrejtë në ‘Twitch TV’, James Rodriguez bëri disa deklarata që nuk lënë vend për interpretim.

Duke folur për angazhimet e ardhshme të “Toffees”, skuadrës ku paguhet shumë shtrenjtë, kolumbiani u përgjigj krejt i shkujdesur, duke mos treguar shumë interes: "Kundër kujt luan Evertoni? Jo, nuk e di. Nëse mund të më thuash vërtet, nuk e di kundër kujt luajmë…"

Këto janë deklaratat e tij që bënë menjëherë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale. Ish-ylli i Bayern Munich dhe Real Madridit tani duket se është i destinuar të largohet.

Madje kohët e fundit, trajneri i ri, Rafa Benitez, kishte lënë të kuptohet se kolumbiani mund të thotë lamtumirë në këtë sesion të merkatos.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd