Transmetuar më 20-08-2021, 10:41

Memphis Depay nuk mundi as ta përshëndeste Lionel Messin, pas mbërritjes së tij në Barcelonë, me ikonën argjentinase që u largua papritur nga “Camp Nou” drejt Parisit. Megjithatë, sulmuesi holandez po e shijon jetën së bashku me Gerard Pique dhe Sergino Dest.

Ai kaloi te skuadra katalanase gjatë verës, pasi kishte arritur fundin e kontratës me Lyon. Mezi priste të stërvitej e të lunate bashkë me Messin, por përjetoi një moment krejt tjetër, me ikonën argjentinase që u largua pas 21 vitesh.

Depay foli me “El Periodico” për largimin e Messit dhe ribashkimin me ish-trajnerin e Holandës, Ronald Koeman: "As nuk e kam njohur Messin. Ai erdhi vonë në përgatitjet para-sezonale për shkak të pushimeve që bëri pas Kupës së Amerikës. Pra, as nuk munda të përshëndetesha me të. E di mirë se çfarë kërkon Koeman nga unë. E di se çfarë duhet të bëj, ka një kimi mes nesh. Kjo është shumë e rëndësishme".

Fytyra e njohur e bashkatdhetarit Koeman e ka ndihmuar Depay të integrohet shpejt në “Camp Nou”, me shokun ndërkombëtar të skuadrës Frenkie de Jong, një tjetër që mund t’i kërkojë këshilla. Mbrojtësi Pique gjithashtu e ka ndihmuar për t’u ambientuar në skuadrën e re, ashtu si Dest:

"Të gjithë kanë qenë shumë të mirë dhe ma kanë bërë të lehtë përshtatjen. Pique më ka ndihmuar shumë, sepse anglishtja e tij është e mirë. Me Jordi Alba gjithashtu argëtohem shumë. Sigurisht, Frenkie dhe Dest, sepse i njihja që në kombëtare. Është një dhomë e bukur zhveshjeje".

Depay tërhoqi vëmendjen me disa paraqitje mbresëlënëse gjatë miqësoreve para-sezonale. Për atë që mund t’i ofrojë Barçës, Depay shtoi: "Unë përpiqem të jap diçka shtesë në fushë, diçka të rëndësishme për ekipin, për të sjellë gëzim në lojë. Kjo është arsyeja pse lidhja me tifozët është e jashtëzakonshme. Kjo më bën të ndihem fantastik dhe shpresoj që të vazhdojë. Unë do të jap gjithçka në fushë që tifozët të kënaqen".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd